Champions League Futboll Sport

CR7 “HEROI” I JUVENTUSIT/ Shihni dy golat që i dhanë shpresë “Zonjës së Vjetër”

Juventus ka fshirë humbjen e pësuar në Spanjë pasi po fiton 2-0 në shtëpi kundër Atletico Madrid.

Cristiano Ronaldo ka zhbllokuar ndeshjen kundër Atletico Madrid në minutën e 27-të.

Bernardeschi ka krosuar nga krahu i majtë dhe portugezi e ka dërguar topin në rrjetë pas një “fluturimi” që ka kapur në befasi mbrojten mike.

Heroi i ndeshjes është Cristiano Ronaldo, i cili ka përdorur përsëri kokën e tij për të shënuar golin e dytë personal dhe të dytin e Juves në minutën e 49-të.

Portieri Oblak ka arritur ta presë topin, por pasi kishte kaluar vijën fatale.

Related posts

FIORENTINA-INTER/ “Zikaltërit” sërish pa Icardin në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CONTE ME DHIMBJE KOKE/ Mbyll vitin për shkak të dëmtimit titullari i Inter…

Delo.autor

Fitore me përmbysje për Parmën që ëndërron rikthimin në Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment