Futboll La Liga Sport

Fernando Torres zgjedh Japoninë, kontratë 3-vjeçare me Sagan Tosu

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, duket se e ka zgjidhur të ardhmen e tij. Pas përfundimit të aventurës me Atletico Madridin në La Liga, 34-vjeçari ka zgjedhur Lindjen e Largët dhe pikërisht Japoninë për të vijuar karrierën me skuadrën e Sagan Tosu.

Me japonezët, sipas mediave, “El Nino” pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 6.2 milionë euro në sezon.

Fernando Torres ka luajtuar me disa ekipe me emër në Europë, ndërsa shkëlqimin e tij e ka arritur me fillimisht me Atletico Madridin e më pas me Liverpoolin, para se të vishte edhe fanellën e Chelsea-t, Milanit dhe sërish të Atletico Madridit.

Related posts

“KY SUKSES MUND TË…”/ Ylli i Liverpoolit: Kjo është ndeshja që na dha titullin kampion në Premier

Delo.autor

Klopp, sërish “thumba” Guardiolës: Kjo botë s’ka trajner dhe ekip të përsosur

Sadik.Autor

“LIVERPOOLI DO E PËRFUNDOJË…”/ Emery: Ne kemi lojtarë të cilët dinë të…

Delo.autor

Leave a Comment