Champions League Futboll Sport

JUVENTUSI REALIZON TË PAMUNDURËN/ “I falet” Ronaldos dhe kalon në çerekfinale

Juventus dhe Cristiano Ronaldo realizojnë të pamundurën.

Portugezi i ka dhuruar fitoren 3-0 dhe kualifikimin në Champions League kundër Atletico Madrid bardhezinjve. Ajo që dukej si një arritje e pamundur është kthyer në realitet nga njeriu i Champions-it, i cili është në kërkim të kupës së katërt radhazi me veshët e mëdhenj.

Giorgio Chiellini, i cili është bërë lojtari i pestë në historinë e Juventus me 500 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ka zhbllokuar ndeshjen pas katër minutash lojë, por goli është anuluar për një faull të Ronaldo-s ndaj portierit Oblak.

Portugezi e ka shlyer gabimin duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 27-të ,e goditjen e tij të parë drejt portës dhe me prekjen e parë të topit në zonën e rreptësisë kundërshtare. Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, “Air Ronaldo” ka goditur përsëri, duke çuar shifrat në 2-0.

Qershia mbi tortë ka ardhur në minutën e 86-të, kur Ronaldo ka transformuar në  gol penalltinë e fituar nga Bernardeschi dhe ka fiksuar shifrat në 3-0, duke i dhuruar një kualifikim historik bardhezinjve në Champions League.

Në fakt, Juventus nuk kishte arritur të përmbyste asnjë nga pesë humbjet 2-0 të pësuara në të kaluarën në fazën me eliminim direkt të Kupës së Kampionëve/Champions League.

Related posts

MAN CITY NË GARË PËR MESFUSHORIN/ Guardiola është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për yllin e Ajaxit

Isa.Autor

ÇUDIA VJEN NGA KOSOVA/ Tifozët konsumojnë qofte dhe birra në stadium duke parë ndeshjen (FOTO)

Delo.autor

“DO TË KETË REVOLUCION NË MERKATON E VERËS”/ Trajneri Josa: Tashmë kemi mbyllur gjithçka për t’u rikthyer në…

Delo.autor

Leave a Comment