Futboll La Liga

Reali në kaos total, Leganes e eliminon nga Copa del Rey

Real Madrid është mposhtur 1:2 nga Leganes për t’u eliminuar nga Copa del Rey

Skuadra e Zinedine Zidane është në krizë të vërtetë. Real Madrid është mposhtur 1:2 nga Leganes për t’u eliminuar në çerekfinale nga Copa del Rey.

Reali kishte fituar në ndeshjen e parë 0:1, por dy golat e Leganes në Santiago Bernabeu u kanë kushtuar atyre me eliminim.

Golat për Leganes i shënuan Eraso dhe Gabriel, ndërsa golin e vetëm për Realin e shënoi Karim Benzema.

Leganes bëhet skuadra e tretë që kalon në gjysmëfinale, pas Sevillas dhe Valencias, ndërsa nesër sigurohet edhe gjysmëfinalisti i katërt, kur takohen Barcelona dhe Espanyol.

Related posts

VUAJTJE POR NË FUND ME FITORE/ Tottenham merr 3 pikët ndaj Wolves

Isa.Autor

2 GOLA NË 21 NDESHJE/ Betis ekzagjeron, klauzolë 1 miliard euro për 30-vjeçarin

Delo.autor

Manchester United shënon golin e dytë ndaj Tottenhamit

Sadik.Autor

Leave a Comment