Champions League Futboll Sport

SI KURRË MË PARË/ Juventusi thyen rekordin e stadiumit me arkëtimet nga biletat

“Allianz Stadium” është i veshur i gjithi bardhezi mbrëmjen e sotme, dhe i mbushur plot e përplot, të gjithë shpresojnë tek përmbysja e madhe ndaj Atletikos së Madridit.

Në sfidën e 201-të të luajtur në këtë impiant, që nga inaugurimi 7 vite e gjysmë më parë, sonte është thyer edhe një tjetër rekord. Stadiumi është i shitur i gjithi, me 41 mijë vende për spektatorët, dhe të ardhurat llogariten në 5.5 milionë euro.

Kjo shifër kalon atë të nëntorit të kaluar, në sfidën me Mançester Junajtid, ku u kap shifra e 5 milionë eurove, si dhe të Juve-Barcelona në 11 prillin e 2017-ës, ku u arkëtuan 4.6 milionë euro.

Related posts

“SITUATA ËSHTË NDRYSHE PËR…”/ Sarri i jep leje të largohet, ja e ardhmja e belgut

Delo.autor

KRIJIMI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Zbulohet prapaskena e bujshme, klubi i 13-të merr ftesën në mesnatë…

Delo.autor

TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ Dinamo “mbretëresha” e merkatos, ja të gjitha lëvizjet e kryera nga klubet…

Delo.autor

Leave a Comment