Futboll Sport

Atletico, Simeone i bën komplimentet Juventus-it

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, i ka bërë komplimentet rivalëve në përfundim të ndeshjes. “Ata kanë luajtur siç kemi luajtur ne në shtëpi. Kemi vuajtur, ata kalojnë në çerekfinale me meritë”, ka thënë trajneri argjentinas.

– A është kjo ndeshja më e keqe e Atletico-s?

“Nuk mendoj, nuk kam parë shumë mangësi nga ana jonë. Ata luajtën më mirë dhe ne duhet t’u bëjmë komplimentet. Kemi provuar të bëjmë lojën tonë dhe në fundin e pjesës së parë kemi luajtur mirë, por në pjesën e dytë nuk kemi arritur të bëjmë shumë”.

– I keni besuar shumë Morata-s.

“Unë mendoj se cilësia më e mirë e Juventus-it është aftësia për të bërë presing. Ndoshta kemi arritur ta kalojmë presionin e tyre, por nuk kemi bërë mirë në topat e dytë. E përsëris, nuk kemi humbur sepse kemi luajtur keq ne, kemi humbur sepse kanë luajtur mirë ata. Kur kjo ndodh, i duhen bërë komplimentet kundërshtarit”.

– Ka munguar intensiteti, çfarë ka ndodhur?

“Ndoshta nuk kam arritur t’i përcjell lojtarëve të mi mesazhin e duhur”.

Related posts

MANCHESTER CITY-SCHALKE/ “Vendasit” thellojnë shifrat, shënon Sane

Delo.autor

NDRYSHIME TË MËDHA NË KLUB/ Ja tre lojtarët që do të largohen të parët nga Real Madrid vitin e ardhshëm…

Delo.autor

SUPERKUPA E EUROPËS/ Fillestari sfidon ekspertin, SIMEONE do “kokën” e Lopeteguit

Isa.Autor

Leave a Comment