Futboll Sport

“PËRBALLJE TITANËSH”/ Solskjaer “kërcënon” Barçën: Jam 99% ndryshe nga trajnerët e tjerë!

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka komentuar shortin e Champions League që e vendosi skuadrën e tij përballë Barcelona-s.

“Ne i duam këto ndeshje kundër klubeve dhe ekipeve të mëdha. Jemi përballur në finalet e vitit 2009 dhe 2011, po ashtu në gjysmëfinale të vitit 2008 kur Scholes shënoi. Këto ndeshje tifozët tanë dhe ne i dëshirojmë. Po e presim me padurim”, tha fillimisht Solskjaer.

“Unë jam ndryshe nga 99% e menaxherëve, pasi unë pëlqej që të kemi ndeshjet jashtë si atë ndaj PSG-së. Nëse arrin rezultat të mirë në shtëpi, atëherë ne e dimë se mund të shkojmë dhe t’i shkaktojmë probleme cilitdo ekip, ashtu siç bëmë në Paris”, përfundoi trajneri i “Djajve të Kuq”.

Related posts

NDODH EDHE KËSHTU/ Danezët kërcënojnë me vdekje sulmuesin…

Isa.Autor

Spekulimet/ Pocchetino: Ja si mund të transferohet Kane tek Reali

Q.Autor

Janë publikuar formacionet zyrtare të Holandës dhe Anglisë

Sadik.Autor

Leave a Comment