Futboll Seria A Sport

MILAN E NIS DERBIN ME REKORD TË ARDHURASH/ Ja sa tifozë do jenë në “San Siro”

“San Siro” do të jetë i tejmbushur për derbin Milan-Inter, klubi kuqezi njoftoi se janë shitur të gjitha biletat për këtë sfidë dhe ka vendosur rekord për të ardhurat që do përfitojë nga shitja e biletave dhe shërbimet që ofron në stadium.

Derbi numër 223 do të jetë derbi i rekordit historik me 5.7 milionë euro të ardhura për Milan. Rekord të ardhurash për klubin dhe për të gjithë skuadrat e Serie A. Kujtojmë që në ndeshjen e parë Inter arriti të përfitojë mbi 5 milionë euro (78 mijë tifozë) nga derbi, ndërsa në ndeshjen ndaj Barcelona-s në Champions arkëtoi 5.8 milionë euro.

 

Ndeshja do të transmetohet në rreth 200 vende të botës dhe do të jenë mbi 600 operator të akredituar në stadium, duke përfshirë 260 gazetarë, 60 fotografë dhe mbi 300 televizione do të kenë punonjësit e tyre aty. E gjithë sfida do të pasqyrohet nga 25 kamera në cilësinë më të lartë të figurës dhe zërit, 4K.

Related posts

Julian Draxler: Meksika më bën për të qeshur…

Sadik.Autor

Pas Nikole Sherzinger, futbollisti shqiptar lidhet me modelen super seksi

Isa.Autor

Real Madrid bën çmendurinë, gati shkëmbimi i bujshëm me Tottenham

Q.Autor

Leave a Comment