Futboll La Liga Sport

Kontrata e re e të drejtave televizive, kampionati spanjoll vendos rekord

Kampionati i parë spanjoll i futbollit ka nënshkruar një kontratë e cila është një rekord kombëtar.

Të drejtat televizive të La Liga-s do të kushtojnë 1.14 miliard euro në sezon deri më 2022.

Siç ka raportuar vetë La Liga, kjo është një rritje përfitimesh në krahasim me sezonin e fundit 2017/18, dhe rritja e kontratës së re do të jetë 15%.

Por në krahasim me Anglinë, kampionati spanjoll mbetet ndjeshëm mbrapa.

Klubet e Premier League do të vazhdojnë të përfitojnë 2,3 miliardë euro në sezon deri më 2019. Ndërkohë që Bundesliga ka një kontratë deri më 2021 dhe fiton 1.16 miliard.

Ndërkohë në Italia shifra është më e ulët, me 973 milionë euro në sezon.

Related posts

“E PAMUNDUR TË VIJË TEK NE”/ Partizanit i lehtësohet gara për Ferhan Hasanin

Delo.autor

PSG tundon Cristiano Ronaldon, i ofron rrogë të barabartë me Messin

Sadik.Autor

Juventus ka 488 milionë arsye për të buzëqeshur, ja çpo ndodh me bardhezinjtë

Q.Autor

Leave a Comment