Futboll Sport

ZIDANE GATI TË ULET NË STOLIN E PGS-SË/ Por ka një kusht të fortë për klubin

Dy humbjet e fundit në Ligue 1 kanë shtuar akoma më shuëm zërat se Galtier nuk është trajneri i duhur për të drejtuar PSG-në. Dhe gjithnjë e më afër konfirmimit në stolin parizien është  Zinedine Zidane.

Por ai do të bëjë një kërkesë kyçe për transferim nëse merr drejtimin e Paris Saint Germain këtë verë. Ish-trajneri i Real Madridit duket i sigurt se do të kthehet në futboll përpara sezonit 2023/24, pasi Didier Deschamps u mbajt si trajner i kombëtares franceze.

Zidane e di se pronësia e PSG-së do të kërkojë një titull të Ligës së Kampionëve, por rekordi i tij në kompeticion i jep atij një avantazh në negociatat e mundshme, krahasuar me status quonë në Madrid, nëse Carlo Ancelotti shkarkohet.

Ndër kërkesat që ai ka të ngjarë t’i bëjë PSG-së është largimi i yllit brazilian Neymar Jr nga skuadra, me 31-vjeçarin që shihet si problem nga Zidane, sipas Mundo Deportivo.

Related posts

FERNANDES ËSHTË KTHYER NË LIDER/ Në Angli krahasojnë SUPER GOLIN e yllit të “Djajve të Kuq” me perlën e Zidane (VIDEO)

Delo.autor

TALENTI BRAZILIAN I FLAMENGOS/ Shihni super talentin 12-vjeçar që po çmend gjithë botën e futbollit (VIDEO)

Delo.autor

ÇFARË NDODHI? Gareth Bale kërkon rikthimin: Pas Europianit, kam në plan të shkoj prap tek Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment