Champions League Futboll Sport

ANALIZON SFIDËN AJAX-JUVENTUS NË CHAMPIONS/ Del Piero: Ardhja e Ronaldos i ka rritur më shumë….

Juventusi vazhdon të frymëzohet nga Alessandro Del Piero. Ish-kapiteni bardhezi ishte flamuri i gjigantëve torinezë në fund të shekullit të 20-të dhe fillim të shekullit të 21-të. Ai ka fituar 14 tituj, duke qenë edhe lojtari me më shumë ndeshje (705) dhe gola (290) në historinë e klubit.

Një legjendë e “Zonjës së Vjetër”, që i peshon shumë fjala, edhe në rastin e prognozës së çerekfinales së Juves me Ajax, në Ligën e Kampionëve: Sfida është e madhe. Ajax bëri një paraqitje të pabesueshme kundër Real Madrid, impresionoi botën për mënyrën se si ka luajtur, duke pasur parasysh sa të rinj janë lojtarët e tij. 

Do të jetë kundërshtar i vështirë për Juventusin, por duke marrë parasysh finale, duhen mundur të gjithë. Juventusi ka mundësinë për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe jo vetëm për shkak se do të përballet me Ajax në çerekfinale, por sepse ishte një nga favoritët nga fillimi i garës. Këtë sezon i është bashkuar Cristiano Ronaldo, ndërsa tashmë e ka treguar se çfarë mund të bëjë, duke mbërritur në dy finale Champions-i në katër sezonet e fundit.

Allegri është duke bërë një punë të madhe, askush nuk mund të thotë të kundërtën. Nuk është e lehtë për të fituar çdo vit në Itali dhe të jesh ndër më të mirët në Europë, çdo sezon. Ai ka merita për dy finalet e Champions-it. Tifozët e Juventusit janë me të. Natyrisht, pas shtatë titujsh në Serie A, tifozët duan të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Ardhja e Ronaldos i ka rritur më shumë pritshmëritë. Ajo që bëri në përmbysjen ndaj Atletico Madridit ishte e pabesueshme, e përsosur. VAR-i? Teknologjia ka ndryshuar futbollin dhe po ndihmon për t’i bërë gjërat më të drejta“.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ MALDINI “duartroket” INTERIN, “hidhërohen” TIFOZËT e MILANIT

Isa.Autor

Dybala-CR7/ Juventus do të ketë dyshen e dytë sulmuese më të mirë në botë

Isa.Autor

SFIDA NË EUROPA LEAGUE/ 13.500 gjermanë për Eintracht, Milano përgatitet për “luftë”

Delo.autor

Leave a Comment