Futboll Seria A Sport

SAGA “ICARDI” VAZHDON TEK INTERI/ Ylli argjentinas rikthehet “zikaltër” në prag të derbit Milanez

Prei 9 shkurtit Mauro Icardi nuk zbret në fushë me fanellën zikaltër të Inter-it. Ish-kapiteni ka zgjedhur të braktisë skuadrën për faktin se i hoqën shiritin e kapitenit dhe fshihet pas një dëmtimi në gju.

Prej disa ditësh argjentinasi nuk ka reaguar as në media e as në rrjete sociale, aty ku ai bën replikat e tij. Gjithsesi një ditë para derbit, Icardi duket se nuk i ka rezistuar dhe ka postuar një fotot të tijën me “San Siro”-n pas shpinës së tij dhe festimi i tij i zakonshëm pas çdo goli.

As një rresht, as një fjalë e asnjë germë nuk ka shkruar 26-vjeçari, por është mjaftuar vetëm me inicialet e tij (MI9) dhe në pak orë ka pasur mijëra reagime dhe pak komente nga miqtë e tij (pasi komentuesit e thjeshtë i ka të bllokuar), duke i treguar se iu mungon shumë kapiteni i tyre.

Gjithsesi asnjë veprim i tij për të zbritur në fushë. E ka braktisur skuadrën në të gjitha drejtimet, e la pa sulmues në ndeshjen ndaj Frankfurt dhe nuk pranoi të “ulë hundën” dhe të rikthehet për derbi.

Saga “Icardi” vazhdon, deri kur nuk dihet. Me të gjitha gjasat në fund të sezonit ai do largohet nga Inter, vetëm destinacioni i ardhshëm mbetet për t’u parë.

Related posts

TJETËR ARRITJE NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Tre arbitre femra pajisen me stemën e FIFA-s

Delo.autor

Raiola dëshiron ta largojë Donnarumman nga Milani, ndërsa Reali, PSG dhe Juve kërkojnë shërbimet e tij

Q.Autor

TRIUMFON NDAJ DUSTIN POIRIER/ I pamposhturi Khabib mbron titullin e kampion të UFC-së

Delo.autor

Leave a Comment