Futboll Sport

DËSHTON TRANSFERIMI/ Milani kthen në Gjermani Victor Boniface! Tare shqyrton marrëveshjen me dy sulmues të tjerë

Milani duket se ka vendosur të mos vazhdojë më negociatat për transferimin e Victor Boniface. Pas kryerjes së vizitave mjekësore, stafi mjekësor kuqezi ka shfaqur dyshime serioze mbi gjurin e djathtë të sulmuesit nigerian, i cili është operuar më herët dhe nuk konsiderohet plotësisht i rikuperuar.

Pas kësaj situate, Boniface është rikthyer sot në Gjermani, ndërsa pritet që Milani t’i komunikoje zyrtarisht Bayer Leverkusen se nuk është më i interesuar për shërbimet e lojtarit.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, është e mundur që Milani të pranojë Boniface me një huazim falas, por kjo pistë duket si e largët. Tanimë në tetë ditët e mbetura nga merkato, Milani ka hedhur sytë te mundësitë e reja dhe në listën e Igli Tares janë dy emra për sulmin.

BONIFACE, DYSHIMI I MILANIT

Boniface iu nënshtrua katër vizitave mjekësore të ndara në Milano. Testet zbuluan se gjuri i tij i djathtë nuk është 100% në formë. Ligamenti i kryqëzuar i këputur dy herë po e bën të pamundur kalimin e testeve.

Boniface ka humbur disa ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit për shkak të problemeve muskulore, jo të ligamentit të kryqëzuar dhe kjo e bën Milanin të ndalet për të menduar. Në një moment kaq të vështirë, të vësh bast gjithçka te një sulmues, gjendja fizike e të cilit nuk është perfekte, do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Prandaj, Boniface tani është më larg Milanit.

Kjo nuk është hera e parë që transferimi i 24-vjeçarit dështon për shkak të shqetësimeve fizike. Në dhjetor, Leverkusen kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Al-Nassr, por edhe atëherë, pas një vlerësimi të situatës mjekësore, klubi saudit hoqi dorë dhe vendosi të firmoste me Duran.

Related posts

SPEZIA-MILAN/ Pioli me shumë surpriza në këtë ndeshje, Rei Manaj sërish në stoli (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KËSHILLA PËR TITULLIN/ Trajneri Nagelsmann zbulon telefonatën me Flick: Gjithçka varet nga sfida me…

Delo.autor

DEL NË SHITJE YLLI I “DJAJVE TË KUQ”/ E ardhjmja e Lukakut drejt Serisë A tek…

Delo.autor

Leave a Comment