Futboll Kategoria Superiore Sport

FSHF BËN “LËMSH” ME ARBITRAT/ Kaos me gjyqtarët në supersfidën Skënderbeu-Kukësi

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë “lëmsh” gjyqtarët e supersfidës mes Skënderbeut dhe Kukësit që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 17:00 në qytetin e Korçës.

Fillimisht në faqen zyrtare të FSHF-së, u publikuan emrat e një tresheje gjyqtarësh me kryesor, Olsi Sokoli dhe asistentë Rejdi Avdo dhe Denis Rexha.

Disa orë më vonë arbitrat u ndryshuan, teksa është publikur një treshe tjetër gjyqtarësh me Enea Jorgjin kryesor dhe asistentët Nertil Bregasi dhe Rididiger Çokaj. Nuk dihet arsyeja e këtij “lëmshi”, teksa mungon një njoftim zyrtar nga organet përkatëse. Ndërkohë mësohet që Enea Jorgji do të jetë përfundimisht arbitri që do të vendosë drejtësi në Korçë. Arsyeja e ndryshimit mbetet misterioze.

Related posts

NBA/ Harden magjik për Houston, Clippers “ngec” në fushën e Philadelphia

Delo.autor

Pas eliminimit nga Championsi, PSG gati të shkarkojë trajnerin

Q.Autor

Marrëveshja spektakolare, Real kërkon të shkëmbejë Bale me Lukakun

Isa.Autor

Leave a Comment