Futboll Sport

E BUJSHME/ Goditje e fortë për Latifin, trajneri i vë kusht klubit

Mesfushori me tipare sulmuese, Liridon Latifi, ishte padyshim futbollisti më i mirë i Superiores. Sezonin e kaluar ai ishte në qendër të vëmendjes, pasi po bënte mjaft mirë me skuadrën e Skënderbeun, madje meritoi dhe grumbullimin me Kombëtaren shqiptare. Mosha e tij e re dhe “pjekuria” e duhur bënë që futbollisti të kërkonte një aventurë më të rëndësishme dhe të ndërmerrte një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai u shit në merkaton e verës duke i surprizuar të gjithë, pasi kaloi në Hungari te Akademia Puskas, një zgjedhje disi e çuditshme duke parë skuadrën dhe nivelin e futbollit hungarez, por aspak e tillë në aspektin financiar. Latifi u kthye në një nga investimet më të rëndësishme të klubit hungarez duke derdhur në arkat e Skënderbeut shifrën e 1 milion eurove dhe me një rrogë shumë të mirë.

Aventura e tij në Hungari nuk ka qenë aspak e mirë dhe të gjitha pritshmëritë janë thyer. Latifi numëron vetëm 11 ndeshje në fushë, nga të cilat 3 si titullar dhe 8 nga pankina, në Kupën e Hungarisë 1 ndeshje si zëvendësues. Paraqitjet e tij nuk kanë bindur trajnerin e tij Attila Pinter, i cili nuk e pëlqen aspak 24-vjeçarin me origjinë shqiptare, madje ka dalë hapur duke i vendosur ultimatum klubit për të mbajtur ose atë, ose Latifin në ekip. Një situatë mjaft e rëndë, pasi duket se marrëdhënia mes tyre nuk është krisur vetëm për shkak të aftësive futbollistike.

“E pashpjegueshme se si një zotëri vjen nga jashtë, ne i kërkojmë të luajë përpara dhe ai luan aty. Ai bën shumë gabime, kaq shumë nuk mund të bëhen. Ne kemi probleme dhe nëse nuk flasim për ta. Unë kam luajtur gjithmonë me futbollistët që kanë bërë gjithçka për skuadrën dhe klubin. Nuk do ta ndryshoj këtë: ose ai, ose unë, njëri do të largohet”, – u shpreh qartë numri një i stolit të ekipit të Akademia Puskas. Në fakt, përplasjet e tyre janë të qarta, pasi Latifi nuk grumbullohet në një ndeshje që prej 14 prillit të 2018-ës. Pinter e ka lënë jashtë ekipit në 4 ndeshjet e fundit nga kampionati në Kupë. Në fakt, duket se trajneri do ta ketë “pisk” punën, pasi Latifi ka një kontratë 4-vjeçare dhe është një ndër investimet kryesore të klubit.

Related posts

E PABESUESHME/ Tërbohet Federata Angleze, komisioni shpall MOURINHON të…

Isa.Autor

BARAZIM PA GOLA NË ELIMINATORET CHAMPIONS/ “Demat” ndalen nga shtylla ndaj milionerëve Qarabag

Delo.autor

BOJKOTI I PREMIER NUK MJAFTON/ Sulmuesi i Manchester City-t bie pre e fyerjeve raciste. Ja reagimi i “Facebook”…

Delo.autor

Leave a Comment