Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ GENOAS/ Allegri: Ronaldo nuk do grumbullohet, De Ligtin do ta…

Pas ndeshjes së madhe ndaj Atletico Madrid në Champions League, trajneri Masimmiliano Allegri është kthyer të përgatisë skuadrën për ndeshjen ndaj Genoa, brenda në “Allianz Stadium”.

Italiani bëri me dije se Cristiano Ronaldo nuk do të grumbullohet për këtë ndeshjes sepse duhet të pushojë, edhe për shkak të dy ndeshjeve që do luajë me Portugalinë për Euro 2020.

Entuziazmi – Në këtë moment duhet të kthejmë ekuilibrin. Të martën bëmë diçka speciale, por tani duhet të fokusohemi në kampionat.

Ronaldo jashtë grumbullimi – Ka nevojë të pushojë pak sepse ka luajtur shumë, plus që duhet të luajë dy ndeshje me kombëtaren, do të ishte i rrezikuar po të luante sërish.

Rëndësia e sfidës me Genoa-n – Na mungojnë 5 fitore për të hipotekuar matematikisht kampionatin dhe ne na duhen tre pikët meqë i kemi lënë dy pikë në fazën e parë.

Rikthimi në rrjetet sociale – Përfundimisht nuk kthehem pas, u largova nga aty sepse kështu doja, është e thjeshtë.

Ajax – Është një skuadër e shpejtë dhe me kualitet, do të jenë dy ndeshje të ndryshme nga ato me Atletico Madrid. Është e gabuar nëse na shohin në gjysmëfinale, në Amsterdam duhet të vendosim baraz për të kaluar këtë tur, duhet përqendrim.

De Ligt mund të bëhet më i forti në botë? – Të gjithë flasin për të, do të jem kureshtar ta shoh nga afër në fushë.

Perin – Nesër do të luajë ai.

Mandzukic – Është shumë i rëndësishëm për ne, tek dy golat ai bëri diferencën sepse mori me vete dy mbrojtësit e qendrës. Ai bëri një ndeshje të mirë dhe është normale që ka sakrifikuar kaq shumë. Nesër luan ai ose Kean.

Zgjedhjet e CR7 për pushim – Trajneri nuk është diktator, Ne flasim me njëri-tjetrin dhe bëjmë krahasime, ai është 34 vjeç, fizikisht është mirë, por ka luajtur shumë ndeshje. Në kampionat ka luajtur shumë dhe është rikthyer në kombëtare dhe dje i thash të bënte pushim dhe ai ishte dakord.

Gjendja e Matuidi dhe Chiellini – Janë mirë, por të dy nuk luajnë nesër, janë jashtë.

Related posts

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Sezon fantastik i Laçit, shikoni diferencat e frikshme të pikëve (FOTO)

Delo.autor

Endrrat e Inter në merkato janë dy djem ish-futbollistësh…

Sadik.Autor

Griezmann: Unë ende po mendoj për të ardhmen time, nuk kam vendosur asgjë

Sadik.Autor

Leave a Comment