Futboll Sport

Guardiola karikon lojtarët: Kalendari i muajit prill është i çmendur…

Manchester City ka zbritur në vendin e dytë të Premier League, të dielën, pas fitores së “Reds” ndaj Fulhamit, por ka një ndeshje më pak se të besuarit e Jurgen Klopp. Skuadrat europiane nisin pushimin ndërkombëtar tashmë, duke ua lënë skenën kombëtareve respektive me kualifikuese të “Euro 2020” apo miqësore.

“Qytetarët” do të përballen edhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve me Tottenham, do të luajnë në gjysmëfinalet e “FA Cup”. Kalendari i garave ngjeshet shumë tashmë, ndaj nevojitet përqendrim. Lojtarët e rëndësishëm të ekipit të parë, Sergio Aguero dhe Aymeric Laporte, duhet të jenë të freskët, pasi nuk janë përzgjedhur nga Argjentina dhe Franca, respektivisht, ndërsa David Silva do të shijojë një pushim, pas “lamtumirës” nga Spanja, vitin e kaluar.

“Gjithmonë jemi duke u trajnuar shumë për të luajtur sa më mirë që është e mundur, – tha trajneri katalanas për mediat britanike. – Është i çmendur kalendari i ndeshjeve në prill, prandaj kemi nevojë për të gjithë lojtarët. Sidomos për John, Kevin dhe Benjamin. Riyad Mahrez? Kam ndjenjën se e paragjykoni, sepse ka luajtur mirë. Ju e dini që nuk jam trajneri, që e drejton gishtin te dikush, nëse mundemi, ose lëmë ndonjë pikë”.

Related posts

STATISTIKAT/ Tjetër arritje e madhe për Messin në La Liga, por mbetet pas…

Delo.autor

“DOJA TË TËRHIQESHA NGA FUTBOLLI”/ Alves befason me deklaratën: Ja si ma ndryshoi Ronaldo mendjen

Delo.autor

Bayern e pret kampionin në super gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, formacionet e mundshme

Sadik.Autor

Leave a Comment