Futboll Sport

INTER- ICARDI/ Wanda optimiste: Paqja është afër, po shëron gjurin…

Edhe pa Mauro Icardi dhe në krizë të plotë, pas eliminimit nga “Europa League”, Interi e fitoi derbin e Madoninës kundër kuqezinjve dhe u rikthye në vendin e tretë. Në këtë periudhë, nisur nga pushimi ndërkombëtar, menaxhmenti zikaltër mund të punojë në drejtim të rikuperimit të plotë të marrëdhënieve me ish-kapitenin.

Duke folur për argjentinasin, Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e tij, ka menduar të japë disa sinjale nga programi “Tiki Taka”: “Unë nuk di asgjë për takimin e mundshëm të së premtes, kam biseduar me Marottën dhe paqja është afër. Nëse Mauro takohet me trajnerin të premten, ata do të duhet të bisedojnë hapur me njëri-tjetrin”.

Kjo është shenja e parë e rëndësishme e paqes, që tani duket e mundshme, me përparime të vazhdueshme nga dita në ditë. Megjithatë, Wanda Nara përsërit piketat e zakonshme: “Mauro është duke u rimëkëmbur nga problemi i gjurit, i cili është real. Ai ka luajtur me dhimbje edhe përpara, për të treguar sa interesohet për Interin. Sapo të jetë në gjendje, do të kthehet, nuk ka probleme me ekipin.

Ne i kemi shqyrtuar të gjitha deklaratat e lojtarëve dhe askush nuk ka folur kurrë keq për Icardin. Thuhen kaq shumë gjëra, por njerëzit më ngatërrojnë me burrin tim, atë që ai mendon. Nuk ka kërkuar kurrë ngritje rroge dhe kjo nuk ka qenë çështje parash”.

Fakti se e premtja do të jetë një ditë kyçe, thekson “Il Corriere dello Sport”, shton optimizmin e kësaj çështjeje. Steven Zhang u angazhua personalisht në këtë histori dhe do të takohet me lojtarin në fundjavë. Nga ana e Interit nuk ka vullnet për t’i thyer raportet me argjentinasin përgjithmonë, përkundrazi. Icardi do të mbetet zikaltër, sipas pronarëve e menaxherëve të klubit, dhe do të jetë pikë referimi për ndërtimin e Interit të së ardhmes.

Related posts

LIVERPOOL-LEICESTER CITY/ Leicester barzon rezultatin, shënon Maguire

Delo.autor

RREGULLI I FIFA-S/ Mala “burgoset” te Partizani, ja pse nuk ikën dot si lojtar i lirë

Delo.autor

GRANIT XHAKA PËRLOT ME GJESTIN E TIJ/ Mesfushori në qendër të vëmendjes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment