Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ KUKËSI/ Brdaric: Treguam mungesë durimi, shpresoj që ndeshjen e ardshme…

Humbja e Vllazninë me Kukësin ka lënë shije të hidhur për trajnerin Tomas Brdariç i cili pas ndeshjes është shprehur se ishte mjaft i pakënaqur me lojtarët e tij. Pas ndeshjes, gjermani u shpreh:

“Urime Kukësit fillimisht, shënuan dy herë dhe ishte mëse e mjaftueshme të fitonin ndaj nesh. Kishim një shans të mirë, nuk kishim mungesë përqëndrimi. Kishim një rast me Da Silvën, dhe pas disa minutash Kukësi shënoi një gol shumë të bukur. E ktheu ndeshjen në favorin e vet.  Sigurisht patëm një mungesë durimi dhe pasi dolëm me karton të kuq, skuadra nxitonte shumë bënte gabime.

Ne duhet të analizojmë ndeshjen në një mënyrë të mirë, duhet të kuptojmë pse ndodhin këto gjëra, dhe për mua nuk është çdo gjë e qartë jemi përpjekur të përmirësohemi por sot nuk ishte ndeshje e mirë, do të mësojmë nga kjo përballje dhe ndeshjen tjetër do të tregojmë një fytyrë tjetër.

Një zëvendësues për Krymin: Krymi sot ishte sëmurë dhe nuk ndihej mirë. Shpresoj që ndeshjen e ardshme të jetë i gatshëm. Sigurisht na jep sigurinë që në duhet në fushë. Por gjithsesi 11 lotjarët që janë në fushë duhet të jenë më të kujdeshëm për situate të caktuara, e dinim që Kukësi ka lojtarë të shpejtë që mund të na vënë në rrëzikshëmri i lamë hapësira mbrapa dhe rrezikuam”, u shpreh Brdariç.

Related posts

PASI AGUERO HUMBI PENALLTINË KUNDËR TOTTENHAMIT/ Shikoni reagimin epik të Guardiolës (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Bayern Munich-Hertha Berlin, starton pjesa e dytë. Rezultati 1-2

Delo.autor

16 NDESHJE PA SHËNUAR/ Rekordi i “ZI” për LUIS SUAREZ, ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment