Futboll Seria A Sport

FITORJA E “ZIKALTËRVE” NË DERBIN E MILANOS/ “Kuqezinjtë” i “dhurojnë” Interit 1.1 milionë euro, ja arsyeja

Fitorja në derbi i dha Inter-it tre pikë me vlerë dhe e ngjiti në vend të tretë të Serie A. Një fitore e rëndësishme në fushë dhe për rrjedhën e kampionatit, por edhe bilancet financiare të klubit përmirësohen.

Inter ka marrëveshje me Suning për çdo fitore ndaj skuadrave si Milan, Juventus, Napoli e Roma përfiton 550 mijë euro në formë bonusi. Me dy fitoret që ka regjistrua në derbi ndaj Milan ka arkëtuar 1.1 milionë euro.

Përveç fitores, Inter mori edhe vendin e tretë në renditje, që nëse ia arrin ta mbajë deri në fund të kampionatit përfiton 3.5 milionë euro të tjera. Nëse e mbyll në vend të katërt, atëherë do jenë 2.7 milionë euro që shkojnë në arkën e klubit.

Kompania Suning, që ka në pronësi Inter-in ka hartuar një strategji rritjesh të ardhurash për klubin në bazë të ecurisë dhe rezultateve duke filluar që nga skuadrat e akademisë, shtoi këtu bonuset edhe për arritjet individuale të futbollistëve zikaltër.

Related posts

“JAM SHUMË I…”/ Deklarata e Icardit shndërrohet në stuhi polemikash te Argjentina

Isa.Autor

”Dora e Zotit” e Maradonës që askujt nuk i kujtohet!

Sadik.Autor

“BOOM” NGA MADRIDI/ Reali €370 mln për blerjen e bujshme! “AS” zbulon listën

Isa.Autor

Leave a Comment