Futboll Premier League Sport

TË GJITHË KANË DIFEKTET E VETA/ Ylli i kampion i botës shquhet për vonesat kronike, ja si justifikohet

Të gjithë kanë difektet e veta. Mund të punohet mbi ato, të ndryshohet e përmirësohet, por në fund, të tjera imperfeksione do të dalin në pah. Pastaj për shembull është edhe N’golo Kanté, ylli i Chelseas dhe kampion bote në fuqi me Francën, që është i famshëm për vonesat e tij kronike.

Një epitet të fituar për shkak të ndonjë episodi të zhurmshëm sin ë kohët e militimit të tij te Leicester City, ashtu edhe tani te Chelsea. Mundësitë tani janë dy: Ose ato raste kanë qenë të izoluara, ose mesfushori fenomenal ka vendosur të punojë me veten për të limuar difektet e tij.

Pikërisht, sepse sikurse raporton “Daily Mail”, duket se N’golo Kanté ka mbërritur në grumbullimin e Francës më herët, shumë më herët nga orari i përcaktuar për fillimin e ritualit me përfaqësuesen.

Takimi në Clairefontaine, localitet i Île de France, ku ndodhet qendra stervitore e përfaqësueses franceze ishte në orën e drekës. Normalisht mbërritja pak më herët është gjithmonë e mirëpritur nga profesionistët, por duhen marrë në konsideratë edhe angazhimet e tjera profesionale kur bëhet fjalë për kombëtaren.

Përtej famës së tij si futbollist që vonohet në mënyrë kronike, Kante do të kishte qenë mëse i justifikuar nëse do të kishte mbërritur me pak minuta vonesë, sepse kishte hequr uniformën e Chelseas vetëm pak orë më parë, por ndërkohë ndodhi krejt e kundërta.

Referuar raportimeve të “L’Équipe”, “motorri i gjelave” ka mbërritur në kompleksin stërvitor të kombëtares së Francës për grumbullim në orën 06:30 të mbëngjesit, me më shumë se pesë orë më herët nga orari i përcaktuar në axhendën zyrtare të përfaqësueses.

Related posts

“ECIM PARA NË KUPË E KAMPIONAT”/ Mehmeti thirrje tifozëve: Ejani në stadium, jeni pjesë e pandashme e Partizanit

Delo.autor

Spalletti me deklaratë befasuese pas fitores me Beneventon

Q.Autor

KONTRATA E “JETËS”/ Ja shuma e majme që do të përfitojë Edon Hasani te skuadra turke

Delo.autor

Leave a Comment