Futboll Seria A Sport

AVENTURA TEK ROMA DREJT FUNDIT/ Ja vendimi që merr El Shaarawy për të ardhmen tij

Stephan El Shaarawy dhe Roma do të vijojnë bashkëpunimin e tyre. Palët kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën, e cila skadon në qershor të vitit 2020.

Sipas “Calciomercato.com”, sulmuesi është kthyer në lider në fushë duke u aktivizuar rregullisht në krahun e majtë. Aq sa ka arritur të jetë i padiskutueshëm edhe në grumbullimin e kombëtares së Italisë.

El Shaarawy do të firmosë kontratë të re për 5 vitet e ardhshme, ndërsa vetë lojtari do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. Takimi i radhës pritet të ndodhë shumë shpejt dhe do të zyrtarizohet nga klubi kryeqytetas arritja e marrëveshjes.

Për italianin interesohej West Ham, por si duket e ardhmja e 26-vjeçarit mbetet më Serie A. Aty ku këtë sezon ka shënuar 9 gola në 20 ndeshje.

Related posts

De Biazi “skanon” blerjet e reja: HIGUAIN, SUPER GODITJE, LAUTARO mahnitës

Isa.Autor

SHËNON NEYMAR/ Por PSG përmbyset në 10 minuta nga Monaco (VIDEO)

Delo.autor

LeBron përbindësh, Cleveland “fluturon” falë 44 pikëve të “mbretit”

Sadik.Autor

Leave a Comment