Futboll Seria A Sport

INTERI GJEN PASARDHËSIN E ICARDIT/ Marotta kontakton rivalët e Serisë A, ja zëvendësuesi ideal

Kjo duket se është ideja e zikaltërve për merkaton e ardhshme. Sulmuesi i verdhekuqve konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Mauro Icardi-t.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit milanez kanë nisur diskutimet me Roma-n për sulmuesin 33-vjeçar. Pas operacionit Nainggolan-Zaniolo, dy klubet e Serisë A mund të realizojnë një tjetër marrëveshje të bujshme.

Dzeko konsiderohet një lojtar ekspert dhe me karakteristikat e duhura për të udhëhequr sulmin zikaltër. Pavarësisht moshës së tij, boshnjaku ka qenë gjithmonë produktiv në fushën e lojës, me përjashtim të sezonit aktual, që ka qenë zhgënjyes.

Gjithsesi, pengesa kryesore duket se është vlera e kartonit të sulmuesit: Roma nuk do ta shesë për më pak se 30 milionë euro. Inter, nga ana tjetër, do të donte të shpenzonte shumë pak.

Dzeko ka shënuar 85 gola në 169 ndeshje të luajtura me verdhekuqtë, duke përfshirë 12 në këtë sezon.

Related posts

DËSHTOI TË TREGONTE CILËSITË/ Icardi heq presionin: Golat do të vijnë

Isa.Autor

VDEKJA e Davide ASTORIT/ Bashkëshortja PËRLOT ITALINË me rrëfimin e DHIMBSHËM

Isa.Autor

E PAPRITUR/ Wenger MOHON tërheqjen nga futbolli, por është i pasigurt për të…

Isa.Autor

Leave a Comment