Futboll Sport

NGA GRUMBULLIMI ME PORTUGALINË TEK CR7/ Joao Cancelo: Nuk ka asnjë dyshim që prania e tij ka rritur…

Joao Cancelo ka folur nga grumbullimi me Portugalinë për eksperiencën e tij tek Juventus, marrëdhënien me Cristiano Ronaldo-n dhe gjendjen e mbrojtjes bardhezi.

“Cristiano nuk duhet t’i provojë asgjë askujt, ai ka shkruar historinë me kombëtaren dhe me klubet ku ka luajtur. Nuk ka asnjë dyshim që prania e tij ka rritur cilësinë e skuadrës”, ka thënë mbrojtësi juventin.

“Fitorja kundër Atletico Madrid? Ronaldo na ndihmoi të kualifikoheshim, por gjithë skuadra luajti mirë. Të gjithë ata që kanë parë ndeshjen e dinë se ne e merituam fitoren”.

“Çdo ditë që kaloj tek Juventus mësoj më shumë. Tani po stërvitem me dy mbrojtësit më të mirë në  botë, Bonucci dhe Chiellini. Niveli është shumë i lartë në Itali dhe unë ndihem më i fortë se një ose dy vite më parë”, ka përfunduar Cancelo.

Related posts

SKANDALI I BASTEVE NË TURQI/ Pezullohen 102 futbollistë! Dy prej tyre luajnë me Galatasaray

F.autor

Mancini “ngushëllon” Donnarumën: Të gjithë mund të bëjnë gabime

Sadik.Autor

MERTENS NUK JEP GARANCI/ Napoli shënjestron sulmuesin e Italisë…

Delo.autor

Leave a Comment