Futboll Premier League Sport

MERKATO E VERËS/ U mor me bujë nga Arsenali, ylli brazilian kërkon largimin drejt tek klubi…

Verën e vitit të kaluar, Arsenali nënshkroi me Willian Borges, i cili refuzoi rinovimin me Chelsean për të kaluar me paramtra zero në “Emirates”. Kalimi i sulmuesit tek Arsenal bëri shumë bujë, pasi pritej shumë nga ai, por impakti që pritej nuk erdhi.

Willian rezultoi një dështim i madh dhe kur ka kaluar vetëm 1 vit, braziliani ka kërkuar largimin.

Sipas mediave angleze, 32-vjeçari ka një ofertë nga MLS dhe i ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit largimin.

Ende nuk bëhet me dije klubi i MLS që ka interes për Willian, por braziliani nga ana e tij duket i bindur.

Karriera e tij në Europë duket se po shkon drejt fundit dhe tani ai dëshiron një aventurë të re në SHBA-në e largët.

Related posts

Çështja “Oliver”, UEFA nis hetimin nga Buffon…

Sadik.Autor

ZBULOHEN ARSENAL ARMËSH DHE SIMBOLE NEO-NAZISTE/ Arrestohen ultrasit e Juventus, ja akuzat e rënda (FOTO)

Delo.autor

Manual si të shkatërrosh karrierën/ Lopetegui dy pushime nga puna në 139 ditë

Isa.Autor

Leave a Comment