Futboll Sport

“Icardin nuk do ta lejoja të shkelte në “San Siro”/ Vjen deklarata e fortë nga…

Massimiliano Mirabelli mendon se Inter është treguar shumë i butë me Mauro Icardi-n.

Mirabelli e njeh mirë Icardi-n, pasi ka qenë shefi i skautëve tek Inter përpara se të bëhej drejtori sportiv i Milan në verën e 2017, megjithëse aktualisht 49-vjeçari është i papunë.

“Mendoj se Icardi është një lojtar i madh dhe një djalë shumë i mirë, por nuk mendoj se ka lojtar që është më i madh se klubi, sidomos kur vjen puna tek Inter, që ka miliona tifozë.

Unë do të isha treguar më i ashpër se Inter. Jo vetëm që do t’i hiqja shiritin e kapitenit, por nuk do ta lejoja të shkelte në San Siro.

Jam dakord me Marotta-n. Wanda? Me atë do të mbaroja punë për 5 minuta. Roli i saj i trefishtë si nënë, grua dhe agjente ka shkaktuar probleme të mëdha.

Pastaj janë edhe paraqitjet e saj në televizion. Nuk do të kisha përdorur një grusht të hekurt, do të isha treguar akoma më i keq.”

Related posts

PAS NDESHJES/ Spalletti: Ky ishte maksimumi që mund të bëj

F.autor

DERBI I LONDRËS/ Notat e lojtarëve në ndeshjen, Chelsea – Arsenal (FOTO)

Isa.Autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Tirana dhe Skënderbeu ndajnë pikët në “Air Albania”

Delo.autor