Futboll Sport

NUK I KA HUMBUR REFLEKSET/ Del Piero bëri një roveshiatë fantastik por pretendon se është… (VIDEO)

Alessandro Del Piero, ish-kapiteni i Juventusit, ka bërë një roveshiatë të bukur, si në kohët e tij të arta futbollist, në plazhet e Bali, por pësoi një tronditje të mirë trupore. Ai u ngrit nga rëra e plazhit me duar në ije, duke pretenduar se ka lënduar shpinën.

Sidoqoftë, asgjë serioze. “Ale” e mrekullon publikun, si gjithmonë. Me siguri, mosha dhe disa kilogramë të tepërt e bëjnë të vetën, por roveshiata tregon se nuk i ka humbur reflekset e një ish-sulmuesi të madh.

Kujtojmë se Del Piero është ambasadori i Ligës së Kampionëve. Me këtë status ishte edhe në ishullin Bali, Indonezi. Duke qenë se i mungon fusha e blertë, ai e sfidoi veten në futbollin e plazhit, me synimin për të dhënë më të mirën.

Related posts

DHURON SPEKTAKËL NË FRANCË/ Niang i shënon gol me finte PSG-së (VIDEO)

Delo.autor

Ky është vendimi i FUNDIT i Lewandowskit për të ardhmen (FOTO)

Isa.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Teuta mposht Vllazninë falë Bregut dhe ngjitet në vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment