Futboll Premier League Sport

I RILINDUR NËN DREJTIMIN E NORVEGJEZIT/ Pogba rrëfen: Solskjaer e meriton konfirmimin, pasi e njeh…

I rilindur nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, mesfushori francez Paul Pogba ka rrëfyer sot në një intervistë për “Sky Sport” se dëshiron që norvegjezi të jetë në krye të Manchester United edhe sezonin tjetër. Marrëdhënia që kampioni i botës kishte me ish-trajnerin Jose Mourinho për pak sa nuk solli largimin e Pogba. Gjithsesi, ai që bëri i pari valixhet gati ishte vetë trajneri portugez, i zëvendësuar nga Solskjaer.

Nën drejtimin e norvegjezi Manchester United ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Champions League dhe ndodhet në vendin e katërt në Premier League. “Sigurisht që dua që Solskjaer të qëndrojë. Rezultatet me të në krye kanë qenë të jashtëzakonshme. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, por kjo marrëdhënie e trajnerit është me të gjithë lojtarët”, tha Pogba.

Nën drejtimin e Solskjaer, Pogba ka realizuar 9 gola në 17 ndeshje. “Kur një lojtar është i lumtur me një trajner dëshiron që të jetë gjithnjë i tillë. Solskjaer e meriton konfirmimin, pasi e njeh mjaft mjrë këtë klub. Ai na dha lirinë për të luajtur futboll, gjë të cilën e kishim humbur më parë”, u shpreh më tej Pogba.

Related posts

Shkëlqeu me Salzburgun, Valon Berisha shumë pranë ekipit prestigjoz në Itali

Sadik.Autor

KRAHASIMI/ Viti 2022 me sprint kuqezi, Milani rast unikal në Europë (FOTO)

Delo.autor

“BETOHEM SE DO TA VRAS”/ Kërcënimi i çmendur ndaj arbitrit në dhomat e zhveshjes

Delo.autor

Leave a Comment