Futboll Sport

Vetëm 3 ditë diferencë: MBAPPE bën paradë me Kupën e Botës, ndërsa ODENGAARD…s’dihet ku të huazohet

Është një përrallë me dy 19-vjeçarë. Martin Odegaard e nisi fazën përgatitore me Real Madrid muajin e kaluar, me pyetjen e madhe që qarkullon mes tifozëve: “ku do të huazohet ai sezonin e ardhshëm?”. Rreth 800 milje më në veri, Kylian Mbappe po bënte paradë me trofeun e Kupës së Botës nëpër Champs-Elysees, pasi shënoi në finale, madje duke fituar edhe trofeun e futbollistit më të mirë në turne. Mbappe ka lindur vetëm tre ditë pas Odegaard në 1998. Nuk është e ndershme të krahasosh atë me dikë tjetër që shumë shpejt mund të jetë përtej çdo krahasimi me këdo. Por është një përkujtim për mënyrën se sa ndryshe mund të rrjedhin gjërat për talentet e shumta.

Në vitin 2015 Odegaard u paralajmërua se transferimi te Real Madrid, kur ishte vetëm 16 vjeç, mund të mos ishte gjëja më e mirë për karrierën e tij. Deri tani duket se profetët e atij parashikimi kanë qëlluar në shënjestër. Mbappe zgjodhi Monaco, pjesërisht sepse ai besonte që ishte një klub i cili do t’i jepte shansin. Ai debutoi kur ishte16 vjeç dhe 347 ditë. Edhe Odegaard debutoi shumë herët. Por kur ky i fundit u bë futbollisti më i ri në historinë e Real Madrid, që luante një ndeshje të La Liga, në moshën vetëm 16 vjeç dhe 157 ditë, u duk më shumë si një gjest, sesa një plan i zhvillimit të tij.

Asaj kohe, trajneri Carlo Ancelotti pat sugjeruar se i ishte imponuar aktivizimi i adoleshentit, madje shkoi deri aty sa e quajti nënshkrimin e lojtarit një lëvizje marketing. Kur Odegaard u huazua në janar të vitit 2016 te ekipi holandez Heerenveen ekzistonte shpresa që ai të bënte aq shumë sa për të merituar rikthimin në qershor të 2018. Por tani Odegaard duket sërish jashtë Real Madrid. Qëndrimi i tij në Madrid nuk është përjashtuar ende si mundësi, edhe pas dështimit në ndeshjen ndaj Manchester United, kur 19-vjeçari u zëvendësua dy herë, fillimisht duke u aktivizuar, për të luajtur vetëm pak minuta, përpara se të thërritej nga trajneri i Los Blancos, për tu ulur sërish në pankinë.

Lopetegui është i famshëm për punën e tij me talentet, pasi ka fituar Kupën e Europës me përfaqësuesen e Spanjës U-19 dhe U-21, përpara se të merrte drejtimin e ekipit të parë të Spanjës. Por gjithsesi, sipas të gjitha gjasave, Odegaard do të bëjë sërish bagazhet, për tu transferuar diku tjetër, për huazimin e radhës. Në moshën 19-vjeçare, ka ende shumë kohë në dispozicion për atë që të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në Europë dhe një transferim në një ekip tjetër në Spanjë, mund ta dërgojë lojtarin e Los Blancos, në një tjetër nivel.

Related posts

TRONDITET MILANI/ Mbrojtësi i KUQEZINJËVE drejt ANGLISË tek KLUBI I MADH i…

Isa.Autor

NGA ANGLIA NË AMERIKË/ Zbulohet interesimi i disa klubeve për futbollistin e Interit

Delo.autor

Serie A publikon shiritin e kapitenit, i njëjtë për të gjitha ekipet

Isa.Autor

Leave a Comment