Europa League Futboll Sport

FLET PËR GRUMBULLIMIN ME SLLOVAKINË/ Skriniar: Do të isha shumë i lumtur sikur…

Qendërmbrojtësi i Inter-it, Milan Skriniar, ka folur nga grumbullimi me Sllovakinë për “Pravda.sk”. Një nga objektivat e tij është të fitojë çmimin si lojtari më i mirë sllovak i vitit. Marek Hamsik mban rekordin me tetë trofe dhe vitin e fundit ka mundur pikërisht intersitin për pak vota.

“Jam një mbrojtës dhe do të ishte me të vërtetë e jashtëzakonshme ta fitoja këtë çmim tetë herë. Martin Skrtel e ka fituar katër herë. Gjithsesi, nuk i dihet. Do të isha shumë i lumtur sikur ta fitoja edhe vetëm një herë. Edhe po nuk ndodhi, nuk do të jetë fundi i botës”, ka thënë Skriniar.

“Partneri ideal në qendër të mbrojtjes? Më pëlqen të luaj me të gjithë. Nuk besoj se kam luajtur ndonjëherë me Lukas Stetina. Ndoshta vetëm kundër Ukrainës në nëntorin e 2017-ës, kur isha në mesfushë”.

“Kam luajtur disa ndeshje me Lubo Satko dhe kam luajtur me Denis Vavro. Kemi luajtur bashkë te Zilina. Tani klubi i tij luan me një sistem ndryshe, por nëse trajneri do të zgjedhë një përbërje t ë tillë, nuk do të kishte probleme”, ka thënë Skriniar.

Related posts

E BUJSHME NË SPANJË/ Një klub në La Liga përjashtohet për 3 vite, duhet të…

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Partizani: Derbi i dhuratave, ka startuar supersfida në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

SHKËLQEN SËRISH NË SPANJË/ Lumë golash kuqezi, ylli Manaj bën dopietë për 45 minuta me Barcelonën B (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment