Futboll La Liga Sport

BRAZILIANI “KËMBË ARTË”/ MESSI “pagëzon” Xavin e ri te Barcelona, ka stilin e La Masias

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka përzgjedhur dhe pagëzuar pasardhësin e legjendarit Xavi Hernandez. Argjentinasi ka mbetur i befasuar nga blerja e verës së katalanasve, Arthur Melo. Mesfushori brazilian deri tani është përshtatur shumë mirë në Camp Nou, madje duke u pozicionuar si futbollist i ekipit të parë në shumë ndeshje të javëve të fundit. I transferuar nga ekipi i shtëpisë së tij, Gremio, Arthur ka rezultuar një zbulim te Barcelona, duke fituar edhe vlerësimet e shumta me superlative nga yjet dhe legjendat e ekipit katalanas, për paraqitjen profesionale, sidomos në humbjen e Real Madrid në El Clasico.

Aq e lartë është konsiderata e Messi për Arthur, sa që sipas “Pleshtit”, braziliani 22-vjeçar, ka ngjashmëri të madhe në aftësi e cilësi me legjendën blaugrana, Xavi. “Nuk di aq shumë për Arthur, por ai ngjason shumë me Xavi. Ai është shumë i sigurtë dhe i vlefshëm. Ai ka stilin e La Masia. Luan pasimet e shkurtra, pa humbur topin, dhe e zotëron atë shpejt, sipas dinamikës së ekipit”, deklaroi Messi për “Kickoff”. Por jo vetëm Messi. Një tjetër fans i madh i Arthur është edhe vetë Xavi: “Shoh veten time kurdo që shoh Arthur në televizor. Ai është një mendimtar shumë i shpejtë. Ka talent natural, por mbi të gjitha ka shumë hapësirë për tu zhvilluar dhe përmirësuar përmes stërvitjes. Arthur është një futbollist shumë i pjekur dhe ka shumë potencial, teksa ka dhe një personalitet të fuqishëm”, deklaroi Xavi për “Catalunya Radio”.

 

Related posts

Takaj: Daja pjesë e jona, tani presim KAS-in për Champions-in. Ja ndeshjet më të bukura të sezonit

Sadik.Autor

Sulmuesi i Skënderbeut shënoi 3 gola, lushnjarët nuk ia japin topin e ndeshjes

Sadik.Autor

VIKTIMAT NË GREQI/ Ja gjesti mallëngjyes i ylli të Arsenal për ngjarjen në Athinë

Isa.Autor

Leave a Comment