Gossip

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Ja sa rëndojnë çështjen ndaj CR7 dhe Juventusit

Raportimet nga gazetari i “New York Times”, Tariq Panja, informojnë se Cristiano Ronaldo dhe Juventus do të mbahen larg Shteteve të Bashkuara nga organizatorët e edicionit të ardhshëm të kampionatit “International Champions Cup”.

“International Champions Cup” (ICC) është një turne që organizohet çdo verë në SHBA, dhe Juventus sikurse më parë, ishte planifikuar të merrte pjesë.

Të detyruar nga çështja e rihapur, në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj yllit portugez të bardhezinjve, për përdhunim, organizatorët e turneut kanë preferuar të mos rrezikojnë ndalimin e CR7, nëse ai futet në SHBA.

Për këtë arsye, Juventus dhe Cristiano Ronaldo këtë verë do të angazhohen në edicionin aziatik të kompeticionit. Sikurse raporton Panja, në tetor, Departamenti i Policisë Metropolitane në Las Vegas ka rihapur hetimet ndaj Ronaldos, pasi Kathryn Mayorga deklaroi se futbollisti e kishte përdhunuar në vitin 2009 dhe kishte paguar $375,000 për të siguruar heshtjen e saj.

Related posts

NGA TENISI NË PASARELË/ Sportistja seksi përzgjidhet nga “Instagram”-i si modele (FOTO)

Delo.autor

POSTON NË RRJETET SOCIALE NJË POZË ME WANDA NARA-N/ Icardi nuk përmbahet: Kjo është b*shtra ime (FOTO)

Delo.autor

BËHET SHËNJESTËR E…/ Mbulon qenin me 5 mijë euro, familja Beckham sulmohet në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment