Futboll Sport

FLET PËR GRUMBULLIMIN ME ARGJENTINËN/ Lautaro: Kur ke një lojtar kaq të rëndësishëm, duhet të…

Sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez, ka folur nga grumbullimi me Argjentinën për kthimin e Leo Messit në kombëtare.

Martinez nuk kurseu elozhet për 5 herë fituesin e “Topit të Artë” të cilin e etiketoi si më të mirin në botë.

“Kam folur me të para stërvitjes, është i lumtur që është këtu”, ka zbuluar Lautaro.

“Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, është më i miri në botë. Do të na ndihmojë në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje dhe ne do të duhet të përshtatemi me karakteristikat e tij”, vijoi ai.

“Kur ke një lojtar kaq të rëndësishëm, duhet të kujdesesh që të bësh lëvizjet e duhura, në mënyrë që topi të shkojë te këmbët e tij dhe më pas të shohësh se çfarë do të shpikë. Do të jetë e rëndësishme të punojmë në këtë aspekt, ne dhe trajneri e dimë mirë”, ka përfunduar Lautaro.

Related posts

RONALDO NUK NJEH MOSHË/ 36-vjeç dhe më i shpejtë se 99% e Premier League. Para tij renditet vetëm…

Delo.autor

ZYRTARE/ Një tjetër goditje nga Bajerni këtë merkato vere, kampionët e Gjermanisë prezantojnë sulmuesin 17-vjeçar

F.autor

PAQE NË KORÇË/ Laçi nuk di të fitojë përballë Skënderbeut, Uzunit i përgjigjet Muzaka

Isa.Autor

Leave a Comment