Futboll Seria A Sport

ISH-PORTIERI HISTORIK I JUVENTUSIT/ Stefano Tacconi bind: U bë e qartë se ka ardhur koha që ta…

Stefano Tacconi, portieri historik i Juventusit në fillim të viteve ’80 dhe ’90 foli për mikrofonët e “Rai Radio2” gjatë programit “I Lunatici”. Shumë argumente u trajtuan nga ish-gardiani bardhezi, i cili pranon: “Nuk më mungon futbolli i luajtur, por ishte shumë mirë kur merrja duartrokitje nga tifozët e të gjitha drtejtimeve, italianë dhe të huaj”.

Pas më shumë se 20 viteve karrierë të jashtëzakonshme në Itali, Gianluigi Buffon u transferua verën e kaluar te PSG. Tacconi është i bindur se ish-kapiteni i Juventusit tani duhet të dalë në “pension”: “Me gabimin që bëri së fundi në Ligën e Kampionëve u bë e qartë se ndoshta ka ardhur koha që ta lërë futbollin e luajtur. Në moshën 42-vjeçare nuk mund të presësh shumë nga vetja”.

Pa Buffon aty, portieri më i mirë në Serie A, sipas Tacconi, është ende ai që mbron portën bardhe zi: “Më i forti është Szczesny, edhe pse Donnarumma më në fund gjeti një trajner të saktë, që po e trajnon”.

Related posts

2 MBROJTËSA PËR ILIR DAJËN/ Partizani rikthen lojtarin që shkëlqeu në Superiore

Delo.autor

Guardado: Po pregatisim “helmin” për Neymar: “FIFA dhe arbitrat ta ndalin!”

Isa.Autor

MILAN-EMPOLI/ “Kuqezinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Kessie

Delo.autor

Leave a Comment