Futboll Seria A Sport

DINASTIA MALDINI VIJON TEK “AZURRËT”/Djali i Paolo : Shpresoj që një ditë të luaj në

Dinastia Maldini duket se do vijojë në Itali dhe përfaqësuesja “azurre”. Daniel Maldini, djali i Paolo dhe nipi i Cesare duket se është duke hedhur hapat e babait dhe gjyshit të tij në karrierën si futbollit.

Aktualisht Danieli luan me ekipin e të rinjve të Milan, aty ku ka shkëlqyer dhe arriti të fitojë ftesën në ekipin U18 të Italisë në miqësoren ndaj Holandës më 22 mars, ditë ku pritet që ai të debutojë.

Ndryshe nga Paolo, Danieli luan si mesfushor me tipare sulmuese dhe në një intervistë tregoi emocionet e tij të para me fanellën e kaltër dhe ndihmën që i ka dhënë babai i tij.

Për mua është nder të vesh këtë fanellë. Jam i lumtur që jam këtu. Shpresoj që një ditë të luaj në kombëtaren A, ashtu siç bëri gjyshi dhe babai im”, tha Danieli.

“Babi më ka mësuar shumë, më ndihmon gjithmonë duke më dhënë këshilla. Mbi të gjitha, ai qëndron gjithmonë pranë meje dhe më mban me këmbë në tokë”, vijoi më tej ai.

Në fund 17-vjeçari tha se ndryshe nga i ati preferon të sulmojë më shumë sesa të mbrojë. Për këtë ai pëlqen të luajë përpara dhe shpreson që të jetë një ditë një lojtar që premton gola dhe asist.

Related posts

RINOVIMI I IBRAHIMOVIC TEK MILAN/ Bomberi suedez nuk do ta mbyllë karrierën si humbës

Delo.autor

SUPERSFIDA JUVENTUS MILAN/ Ja emrat që mungojnë nga të dyja skuadrat

Delo.autor

Wlofsburgu, gati të huazojë Markovic të Liverpoolit

Q.Autor

Leave a Comment