Futboll Seria A Sport

DHURATË GALAKTIKE NË MERKATON E VERËS/ Napoli përgatit shifrën marramendëse për yllin e “Los Blancos”…

Napoli ka filluar punën për t’i dhuruar trajnerit Carlo Ancelotti të paktën një emër të madh në merkaton e verës së ardhshme.

Emri i parë në listë është ai i yllit të Real Madrid, Isco, i cili u transferuar nga Malaga te Real-i në verën e 2013-ës me kërkesë të trajnerit italian.

Spanjolli kërkohet edhe nga Juventus dhe për këtë arsye presidenti De Laurentiis ka vendosur të “djegë” konkurrencën me një udhëtim drejt Madridit për të kuptuar nëse operacioni është i mundur. Alternativa e “axurrëve” është Hirving Lozano.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, numri një i klubit napolitan ka dhënë miratimin e tij për sulmuesin meksikan, i cili ka realizuar 19 gola me PSV-në mes kampionatit dhe Champions League.

Napoli mësohet të ketë bërë gati shifrën 40 milionë euro që duhet për të bindur klubin holandez që ta lërë të lirë 23-vjeçarin. Lozano fiton 1 milion euro në sezon te PSV, por De Laurentiis është i gatshëm t’i ofrojë 2.5 milionë euro.

Related posts

Ylli uellsian paralajmëron Anglinë: Kujdes nga Panamaja!

Sadik.Autor

PAS COUTINHOS/ Barcelona i thotë “PO” largimit një tjetër lojtari, ja emri

Delo.autor

MILAN MENDON PËR TË ARDHMEN/ “Kuqezinjtë” kërkojnë talentin 19-vjeçar të klubit francez…

Delo.autor

Leave a Comment