Futboll Premier League Sport

PIRATERI ME NDESHJET E PREMIER/ Arrestohen 3 operatorë që ofronin akses ilegal, ja masat ekstreme

Tre operatorë të një organizate që ofronte akses ilegal për të parë ndeshje të Premier Ligës angleze në më shumë se 1000 shtëpi, klube e pabe në Angli e Uells gjatë dekadës së fundit, janë dënuar me 17 vite burg në total.

Steven King ishte kreu i grupit që shiste aparatura Dreambox dhe është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg. Paul Rolston është dënuar me 6 vite e 4 muaj dhe Daniel Malone me 3 vite e 3 muaj, nga një gjykatë në Warwick, Angli.

“Kompanitë mashtruese kanë fituar më shumë se 5 milionë sterlina nëpërmjet aktivitetit të paligjshëm”, thuhet në një komunikatë për mediat nga Premier Liga. Në Angli të drejtat e transmetimit të Premier Ligës i kanë Sky dhe BT.

Pirateria televizive është një plagë e vjetër dhe vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm edhe sitet që transmetojnë ndeshje të vjedhura, anembanë botës. Edhe në Shqipëri pirateria televizive ka vite që është kthyer në makth për televizionet që blejnë të drejtat e transmetimit të ndeshjeve.

Related posts

KATAR 2022/ Nuk mjafton euro goli i Halimit, “Dardanët” mposhten nga Spanja

Delo.autor

SHUHET MARADONA/ Lapo Elkann: Ishte një miku im i vërtetë, më mungon që tani legjenda prej ari

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Tjetër firmë, Arsenali “burgos” sulmuesin

Delo.autor

Leave a Comment