Futboll Premier League Sport

ANALIZON ISH-SHOKËT E SKUADRËS/ Portieri i Juventusit: Hleb ishte pijanec, Nasri gangster, Van Persie një arrogant

Nga vera e vitit 2017, Wojciech Szczesny është portier i Juventusit. Para kësaj eksperience bardhezi, polaku ishte te Lega e Varshavës, Brentford, Roma dhe më gjatë tek Arsenali.

Këto ditë, ai u ul para video-kamerës së YouTube dhe foli për ditët e tij në veri të Londrës. Me pak fjalë, por pa rezerva, ai analizoi disa nga ish-shokët e ekipit në “Emirates”: Robin Van Persie nuk më ka pëlqyer kurrë. Holandezi është një djalë shumë arrogant. Një lojtar i shkëlqyer, por… Ashtu si Samir Nasri. Francezi mund të luajë mirë, por gjithmonë mendoj se është një lloj gangsteri”. 

Szczesny kujton edhe fantazistin bjellorus, Alexander Hleb: Futbollist i mrekullueshëm. Në kohën kur ishim së bashku tek Arsenali ai ishte i ri, rreth 26 vjeç. Mund të kishte pasur shumë vite të mira në karrierë, por u dha shumë pas pijes. Pikërisht për këtë arsye nuk ka arritur më shumë. Atij i pëlqente të pinte jo me gotë, por me shishe”.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Apolonia. Rezultati 5-2

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare, renditet mes 5 derbeve më të bukura të marsit

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Juventus, objektivi kryesor në merkato është ylli i “Zikaltërve”…

Delo.autor

Leave a Comment