Futboll La Liga

Carvajal dorëzohet: Duhet të luftojmë vetëm për Champions League

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka thënë se skuadra tani duhet të fokusohet në Ligën e Kampionëve. 

Los Blancos u eliminuan në Kupën e Mbretit nga Leganes të mërkurën në mbrëmje, ndërsa në kampionat mbetet 19 pikë pas Barcelonës.

“Na ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve në sezonin e mbetur, duhet të jemi realist”.

“Liderët e kampionatit kanë shumë pikë përpara avantazh dhe kjo tregon se ne nuk do të jemi në garë”.

“Është situatë shumë e vështirë për lojtarët, e dhimbshme por duhet të mësojmë nga këto situata, pasi kjo nuk mjafton”.

“Leganes morën avantazhin nga gabimet tona”.

“Është e vështirë për ne në këtë moment, por duhet të punojmë shumë dhe të fokusohemi në gjasat tona që i kemi për të marr trofe”, ka thënë Carvajal.

Related posts

PAS 12 MINUTASH LOJË/ Lyon ngrin Kampionët e Italisë me penallti (VIDEO)

Delo.autor

KLOPP KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Kampionët e Europës ofrojnë 65 mln euro për lojtarin “axurr”…

Delo.autor

Manchester United e gatshme ta shesë Mkhitaryanin, cakton çmimin e largimit

Delo.autor

Leave a Comment