Futboll Sport

FUTBOLLISTI SHQIPTAR LUAN NË ZVICËR/ Benjamin Kololli kërkohet nga klubi i Serie A…

Benjamin Kololli, futbollisti i Kosovës, i cili luan në Zvicër për skuadrën e Zyrihut, është në radarët e Bolonjës.

Siç raporton “gianlucadimarzio.com”, lojtari pëlqehet nga Mihajloviç, pasi mund të luajë në të dy krahët edhe si mesfushor, por edhe si mbrojtës, megjithëse pozicioni i tij natyral është mesfushor i krahut të majtë. Skuadra e Bolonjës e ka ndjekur lojtarin kur i shënoi Napolit me penallti në Ligën e Europës.

Kujtojmë që Kololli, është pjesë e kombëtares së Kosovës, ku ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Mbetet të shihet nëse Bolonja do të blejë kartonin e lojtarit, apo do të mbetet çdo gjë në kuadrin e interesimit.

Related posts

IRONIZOI MAURO ICARDIN/ Wanda i jep përgjigje epike gazetarit dhe tërbon interistët (FOTO)

Delo.autor

Juventus refuzoi 40 milionë euro për Benatian

Delo.autor

KATAR 2022/ “Mision i pamundur” për San Marinon, ja sa e kuotojnë bastet Kombëtaren…

Delo.autor

Leave a Comment