Basketball Të tjera

Apolonia, skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë

Apolonia është skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, e kualifikuar sot pas ndeshjes “shtesë” të fazës eliminatore.

Fierakët mposhtën me lehtësi 63-35 Skënderbeu në Korçë, ndeshje që ishte një formalitet për miqtë, që patën epërsi gjatë gjithë kohës. Këto dy ekipet patën fituar takimet e para eliminatore dhe u përballën mes tyre për të përcaktuar skuadrën e vetme nga kjo fazë që do të shkonte në çerekfinale.

Apolonia, në fazën e ¼-tave do të luajë ndaj Teutës, ndërkohë që takimet e tjera çerekfinale janë: Tirana-Goga Basket, Partizani-Eagles Basket dhe Vllaznia-Kamza Basket.

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj (faza eliminatore)

24 janar, Skënderbeu – Apolonia,                35-63

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj (faza çerekfinale)

27 janar, Teuta – Apolonia,                            ora 18:00 (Durrës)

27 janar, Tirana – Goga Basket,                     ora 19:00 (Faherie Hoti)

27 janar, Partizani – Barleti Eagles,               ora 19:00 (Asllan Rusi)

27 janar, Vllaznia – Kamza Basket,                ora 17:00 (Shkodër)

Related posts

Klaudio Ndoj, shqiptari që i shpëtoi plumbave të 97-ës, duke u bërë një “yll” basketbolli

Sadik.Autor

PROJEKTOI SUKSESIN E PADISKUTUESHËM NË FORMULA 1/ Wolff: Pas 8 vitesh në majë, mund të largohem nga Mercedes

Delo.autor

Video / Momenti kur çmendet portieri i Las Vegas Lights

Q.Autor

Leave a Comment