Futboll La Liga Sport

DEKLARATA QË SHKAKTON SHUMË POLEMIKA/ Ylli i Real Madridit: Karius ka kaluar një natë të keqe, nuk besoj se…

Gareth Bale është kthyer në shtëpi për të luajtur me kombëtaren e Uellsit dhe në programin “What I Wore” të “BT Sport” ka bërë disa deklarata që do të shkaktojnë sigurisht shumë polemika.

Nuk ka folur për të ardhmen, edhe pse kthimi i Zidane te Real (me të cilin, siç ka pranuar vetë, nuk ka folur që nga finalja e Kievit) ka shtuar zërat për një largim të Bale nga madrilenët. Kështu, ai është përqendruar tek e tashmja, te kombëtarja, dhe ka kujtuar disa momete të së kaluarës.

Si dy netët e tij të mëdha në Champions, të cilat kanë rastisur me dy mbrëmje makthi për dy kundërshtarë të tij. E para ka qenë ajo me fanellën e Tottenham-it kundër Inter-it të Maicon-it. Atë natë, Bale ka realizuar tre gola dhe braziliani nuk ka arritur as ta ngadalësojë uellsianin.

E dyta, më e afërt, ka qenë ajo e Kievit, në të cilën Bale realizoi një gol të jashtëzakonshëm me roveshiatë dhe një tjetër falë një dhurate të Karius-it. A ka ndopak keqardhje për atë që u ka ndodhur kundërshtarëve të tij? Aspak.

“Jam i sigurt se as ata nuk do të ishin ndier keq nëse një gjë e tillë do të më kishte ndodhur mua. Karius ka qenë i pafat, ka kaluar një natë shumë të keqe, por nuk besoj se do të mund ta priste golin tim të parë edhe nëse nuk do të kishte kaluar një natë si ajo”, ka thënë ylli i Real Madri.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ SEVILLAS/ Umtiti i papërmbajtur: Dreqin, tani po luan Dembele

Delo.autor

“TË MENDOJA DHE LUTESHA ÇDO DITË PËR TY”/ Mesazhet prekëse të miqve për ndarjen nga jeta të 34-vjeçarit (FOTO)

Delo.autor

GJITHMONË UNIKAL/ Mourinho e refuzoi, Ibrahimoviç i përgjigjet siç vetëm ai di

Isa.Autor

Leave a Comment