Futboll La Liga Sport

“AI ËSHTË SPEKTAKOLAR”/ Flet Futbollisti i Barcelonës: Nëse Neymar shkon tek rivalët tanë, do të…

Futbollisti i Barcelonës Carlos Alena ka komentuar çështjen e lojtarit të PSG, Neymar.

Neymar Jr ia ka bërë të qartë drejtuesve të Paris Saint Germain se kërkon largimin, dhe ata kanë vendosur që ta lënë jashtë skuadre, për ndeshjen e parë të kampionatit.

Lojtari lidhet ngushtë me një kalim tek ish-klubi i tij Barcelona, por së fundmi në garë ka hyrë dhe Real Madrid, që po kërkon me ngulm ta transferoi 27 vjeçarin në Madrid.

Por për këtë situatë interesante të brazilianit  ka folur edhe Carlos Alena, i cili ka shprehur dëshirën që Neymar të kthehet tek Barca.

“Do të ishte e dhimbshme nëse Neymar shkon tek rivalët tanë, sidomos pasi ai ka luajtur me ne” ka thënë fillimisht Alena.

“Shpresojmë se do të kthehet. Ai është spektakolar, një nga më të mirët në botë.”

“Nëse ai kthehet do të ishte mënyrë e mrekullueshme për ta mbyllur merkaton. Ai do të na përmirësonte të gjithëve” ka thënë ndër të tjera mesfushori i Barcës.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se tek Barca nuk janë të gatshëm të ofrojnë para për Neymar, duke lënë si mundësi të vetme shkëmbimin.

Related posts

Ekipi gjerman që aktivizoi 11 lojtarë me të njëjtin mbiemër

Sadik.Autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ MANCHESTER CITY/ Pochettino: Nuk ka vend për panik, e ndjej që…

Delo.autor

NJË MUAJ NGA CEREMONIA NË PARIS/ “Rrjedh” në media lista e supozuar, që ia jep “Topin e Artë” këtij futbollisti

Delo.autor

Leave a Comment