Futboll Premier League Sport

REVOLUCION TEK ARSENALI NË VERË/ Ja 7 titullarët me valixhet gati që largohen në fund të sezonit

Sipas të përbitshmes britanike “Mirror”, merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Arsenal. Skuadra e “gunners” pritet të përjetojë një revolucion të vërtetë, pasi janë 7 lojtarët titullarë me valixhet gati dhe që do të largohen në fund të këtij sezoni.

I pari është Stephan Lichsteiner, që asnjëherë nuk arriti të përshtatet me skuadrën dhe futbollin anglez. Edhe Shkodran Mustafi mund të largohet, duke u rikthyer në Gjermani, duke qenë se këtë sezon nuk ka qenë aq efikas sa një vit më parë.

Në mesfushë, i pari në listën e të larguarve është Mohamed Elneny, por ai nuk është i vetëm. Duket se ora e Henrikh Mkhitaryan tek Arsenali ka përfunduar ashtu sikurse Mesut Ozil. Lojtari ishte gati të largohej që në janar, por tashmë lamtumira e tij në verë është e pashmangshme.

Edhe Denis Suarez, i ardhur me shumë bujë në merkaton e janarit do të largohet, pasi nuk po aktivizohet dhe nuk ka lënë gjurmë. Në sulm pritet të thotë lamtumirë Danny Welbeck, që dëmtimet e shumta e kanë detyruar shpesh të qëndrojë në stol.E

Related posts

NA PASKAN GËNJYER/ Në Spanjë gjejnë arsyen e vërtetë të LOTËVE TË RONALDOS

Isa.Autor

TREMBET NAPOLI/ Klubi i madh italian interesohet për Dries Mertens

Isa.Autor

Agjenti Raiola në kërkim të një klubi të ri për Pogban

Q.Autor

Leave a Comment