Futboll Kombëtarja Sport

ATMOSFERË E ÇMENDUR NË SHKODËR/ Tifozët “Kuqezi” nisin festën në qytet (FOTO+VIDEO)

Shqipëri-Turqi do të nisë në orën 20:45, por Shkodra është veshur kuqezi që në këtë moment. Aty ku në “Loro Boriçi” djemtë e Panuccit do të zbresin në fushë për të parën ndeshje të vitit dhe të parën e grupit.

Atmosfera në rrugët e qytetit verior ka nisur të ndizet. Tifozat Kuq e Zi janë sigurisht më të shumtë dhe zhurmshëm, teksa kanë shkuar poshtë hotelit të kombëtares kuqezi, duke kënduar dhe duke i dhënë forcë e mbështetje.

Kombëtarja kuqezi është sistemuar në Hotel Rozafa, ndërsa ajo turke në Hotel Europa.

Disa lojtarë kanë dalë edhe në dritare duke fotografuar dhe duke xhiruar. Mes koreve që janë thërritur janë edhe “UÇK” e Himni Kombëtar.

Janë shitur deri tani 11 mijë bileta dhe ështënjë shifër e konsiderueshme, duke qenë se 1500 bileta janë të turqve, ndërsa pjesa tjetër janë lënë vende të bllokuara në stadium.

Një grup turqish, sakaq, studentë ndoshta në Shqipëri, kanë bërë shenjën e shqiponjës.

Related posts

NJË DYSHE E BUJSHME PËR SULMIN E KUQEZINJVE/ Milani në pritje të talentit brazilian dhe spanjollit të Realit

F.autor

LIVE/ Ishujt Faroe-Kosovë: Vendos perla e Rashicës, dardanët e mbyllin në avantazh pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Zbulohen dy trajnerët e preferuar të Abramovich për të zëvendësuar Conten te Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment