Futboll Seria A Sport

PËRBALLJA NDAJ LAZIOS/ Mjeku i Interit: Icardi integrohet me skuadrën, nuk e di nëse…

Mjeku i skuadrës së Interit, Piero Volpi, ka folur sot në lidhje me gjendjen e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, që vetëm, dy ditët e fundit i është rikthyer stërvitjes me grupin. I pyetur nëse sulmuesi do të jetë në fushë në ndeshje që zikaltërit do të luajnë pas 10 ditësh me Lazio, ai tha: “Lojtari është ende duke vijuar me fizioterapinë dhe më pas sot zhvilloi edhe pak vrap e stërvitje individuale. Po ndjekim një rehabilitim normal kur vjen nga një mungesë e tillë e gjatë”.

Më tej, mjeku i skuadrës së Interit tha: “Icardi gradualisht po integrohet me grupin, për të qenë sa më shpejt në të njëjtën formë me pjesën tjetër të skuadrës. Nuk e di nëse mund të luajë ndaj Lazio, pasi do të shohim javën e ardhshme se si do të jetë gjendja fizike dhe nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur. Megjithatë, une besoj se ka shanse që Icardi të jetë në fushë edhe pse në fund do të vendosë stafi drejtues, tha Volpi.

Related posts

SULMUESI RUS U DËNUA PËR VEPRIM JO ETIK/ Dy pilotët bëjnë çmendurinë. Formojnë pen*sin në ajër (FOTO)

Delo.autor

Tension në tribunën VIP, tifozët ofendojnë lojtarët e Kamzës. Plaku: Nuk firmos për barazim (VIDEO)

Sadik.Autor

NDIZET SFIDA NË COPA DEL REY/ Ekipi i kategorisë së dytë ndëshkon Barcelonën, Messi rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment