Futboll Sport

TMERROHEN argjentinasit/ Trajneri Sampaoli ka lënë jashtë kombëtares këtë futbollist

Botërori është gjithnjë dhe më afër dhe të gjithë trajnerët po ndjekin me kujdes të gjitha paraqitjet e lojtarëve që mund të grumbullohen. Kombëtarja e Argjentinës është një nga ato që ka shumë alternativa në dispozicion, veçanërisht në sulm.

Jorge Sampaoli nuk do ta ketë aspak të lehtë të zgjedhë 23 lojtarët që do të marrë me vete në Rusi. Trajneri, i cili humbi 6-1 kundër Spanjës në ndeshjen e fundit, ka qenë në Torino këto ditë, ku është takuar me Higuain dhe Dybala. “Pipita” e ka të sigurt grumbullimin, por “La Joya” është akoma në dyshim.

Të mërkurën, Sampaoli ka qenë në Vinovo dhe është takuar me Dybala dhe Higuain. Lajmi është bërë i ditur nga “Tyc Sports”. Ish-trajneri i Kilit dhe Sevilla-s po shëtit Europën dhe po flet me të gjithë lojtarët që mendon se mund të grumbullohen.

Në listën paraprake të sulmuesve janë: Messi, Aguero, Dybala, Lautaro Martinez, Pavon dhe Higuain. Por në grupin e mesfushorëve ka shumë lojtarë sulmues: Lanzini, Lamela, Perotti, Di Maria që e bëjnë akoma më të vështirë garën për Dybala. Ndërkohë, duket se mbetet përfundimisht jashtë Mauro Icardi, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë i Serie A në këtë sezon: 27 gola.

Related posts

“MË KA BEFASUAR FORCA E TIJ MENDORE”/ Ish-ylli i Juventus: Ja çfarë do t’i merrja Ronaldo-s

Delo.autor

MERRET VENDIMI PËR PROTESTAT/ “El Clasio” shtyhet sërish për një datë tjetër, ja kur do të zhvillohet

Delo.autor

MORI 1 PIKË TË “ARTË” NDAJ JUVENTUS/ Berat Gjimshiti: Shpresonim në një fitore, tashmë kemi…

Delo.autor

Leave a Comment