Futboll Seria A

Elozhet e Inzaghit: Askush nuk na besoi në fillim

Lazio sot fitoi 3-0 kundër Udinese-s dhe me këtë fitore parakalon Interin në renditje. Tashmë është në vendin e tretë dhe ka e ka merituar plotësisht. Por, trajneri Inzaghi ndërsa flet për Lazion, surprizën e kampionatit, kujton deklaratat në fillimit të sezonit: “Na poziciononin në vendin e dhjetë, tani të gjithë po flasin për ne”.

“Por ne nuk e harrojmë nga ku jemi nisur. Mbase për shumë njerëz ne jemi surpriza, tani jemi këtu dhe flitet më shumë, por kemi detyrimin që ta mbajmë këtë ritëm deri në fund, duke ditur që është e vështirë. Askush nuk e mendonte këtë gjë në nisje të kampionatit. Do të provojmë që të rrimë në krye deri në fund, edhe pse e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Në fillim kemi mundur dhe Juventusin, që të gjithë e dinë ekipin që kanë. Elozhet për djemtë janë të merituara, por duhet të rrimë me këmbë në tokë”. 

Related posts

U TRANSFERUA TEK MILAN PARA DY SEZONESH/ Drejt prishjes së kontratës me “Kuqezinjtë” mesfushori…

Delo.autor

MNCHESTER CITY-SHEFFIELD/ Guardiola kërkon të ringjallë shpresat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK MORI DOT DECLAN RICE/ Manchester City ofron 105 milionë euro për yllin e Barcelonës

F.autor

Leave a Comment