Futboll Shqipëri Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse Endri Çekiçi nuk është grumbulluar me Kombëtaren

Përhapja e frikshme e COVID-19, ka shkaktuar një situatë alarmante në të gjithë botën. Të shumtë kanë qenë edhe futbollistët e prekur nga ky virus, i cili po bën kërdinë.

Marash Kumbulla është futbollisti shqiptar i prekur së fundmi me COVID teksa është izlokuar në banesën e tij në Romë dhe gëzon një gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

“Panorama Sport” mëson gjithashtu se i prekur me Koronavirus ka qenë edhe futbollisti pogradecar Endri Çekiçi, i cili për fat të mirë e kaloi këtë moment të vështirë, pasi ditën e djeshme ka dalë negativ.

cekici2

23-vjeçare është pjesë e skuadrës së Ankaraguçu në Turqi, teksa fakti që ishte pozitiv, i “dogji” ftesën me Kombëtaren për 3 sfidat e muajit nëntor.

Çekiçi nuk është stërvitur me skuadrën turke këtë periudhë pasi ka qenë i izoluar. Mesfushorit të talentuar i duhen disa ditë kohë stërvitje intesive, për t’u rikthyer në formën optimale.

Related posts

AKSIDENT ABSURD VJEN NGA ANGLIA/ Flamuri i këndit godet në t*** tifozin! (VIDEO)

Delo.autor

Vlera “të çmendura”/ Njihuni me 10 PORTIERËT më të SHTRENJTË në HISTORI

Isa.Autor

RRËFEN PËR SUPER LEAGUE/ Ceferin: Infantino? Nëse është e vërtetë, s’mund të jetë më president i FIFA-s

Delo.autor

Leave a Comment