Futboll Kombëtarja Sport

FUNDI I “EPOKËS PANUCCI”/ Myrto Uzuni: Nëse nuk fitojmë në Andorrë atëherë jemi…

Myrto Uzuni ka folur një ditë pas disfatës ndaj Turqisë dhe natyrisht është i dëshpëruar për startin e keq në këto kualifikuese, që i kushtuan edhe vendin e punës trajnerit Christian Panuçi.

Ndonëse është munduar ta shmangë temën e trajnerit italian, sulmuesi beratas komenton shkurt: “E mësuam sot në mëngjes largimin e trajnerit, por nuk dua të flas për këtë temë. Normalisht që ndihem pak keq, por ne luajmë për Shqipërinë dhe respektojmë çdo trajner. Kam luajtur rregullisht me të? Nëse dikush jep diçka në fushë, normalisht që do të luajë, kjo vlen për të gjithë”.

Talenti i Lokomotivës së Zagrebit e ka të qartë se ndeshja e javës së ardhshme në Andorrë është një rast ideal për kthesë, por paralajmëron se Shqipërisë i ndalohen gabimet: “Fitoren në Andorrë e kemi detyrim. Nëse nuk fitojmë, atëherë jemi jashtë gare. Gara për vendin e dytë? Nuk ka mbaruar asgjë, ishte thjesht një ndeshje dhe e kemi detyrim të fitojmë në Turqi. Pozicioni im në fushë? Për këtë fanellë unë luaj kudo, nuk ka rëndësi. Te Lokomotiva kam luajtur në krah dhe në majën e sulmit”.

Related posts

RRUFEJA GODET AVIONIN GJATË UDHËTIMIT/ Momente TMERRI për Hertha Berlin (FOTO)

Delo.autor

KLASIKJA/ NEYMAR injoron ICARDIN dhe DYBALËN: Mëkat që mungon MESSI

Isa.Autor

Drejtori i Romës zhgënjen tifozët: Transferimet nuk janë prioriteti ynë në janar

Q.Autor

Leave a Comment